Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tubimi i ultranacionalistëve në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës

9
Serbët e Kosovës duke u ngrohur, afër fshatit Rudarë, më 13 dhjetor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 13 dhjetor se Prishtina do të dorëzojë këtë javë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që pritet të zgjasë me vite, nëse jo dekada, dhe i cili varet nga normalizimi i raporteve me Serbinë.