Në rrugët e kryeqytetit serb, Beograd, mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtimit rus të Ukrainës po i shfaqin qëndrimet e tyre me ngjyra spreji. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
'Lufta me grafite' në Beograd mbi pushtimin e Ukrainës

1
Ky mural me presidentin rus, Vladimir Putin, u shfaq në një cep të rrugës së Beogradit në fillim të marsit. Më vonë portreti i tij u shfytyrua me ngjyrë të kuqe si vrragë gjaku dhe syze dielli. Vepra e artit politik është një nga shembujt e shumtë të grafiteve pro-ruse që shfaqen në Beograd, ndërsa më pas janë manipuluar, në mes të pushtimit rus që po ndodh në Ukrainë.

2
Në të majtë të muralit të Putinit, artisti fillimisht pikturoi fjalën "brat" (vëlla). Dikush më pas fshiu shkronjën e parë me ngjyrë të kaltër, duke lënë fjalën "rat" (luftë). Së fundmi, një mbështetës i Rusisë rivendosi shkronjën "B" dhe theksoi shkronjat e tjera me ngjyrë të zezë.

3
Pranë muralit të Putinit, disa simbole "Z" janë shkruar me ngjyrë në një gardh të përkohshëm. Simboli u bë një emblemë e pushtimit të Ukrainës kur trupat ruse u urdhëruan të shkruanin shkronjën "Z" në automjetet e tyre për t'u dalluar kolonat ruse nga forcat ukrainase.

4
Një "Z" e kryqëzuar në tokë para një statuje të Nikolait II, carit të fundit të Rusisë. Aktivistët pro-rusë kanë mbajtur disa mitingje këtë vit dhe para se të marshojnë nëpër qendër të Beogradit, ata mblidhen te kjo statujë.