Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri. (Përgatiti: Valona Tela)
Numër i madh viktimash në betejën për Bahmutin

9
Një tjetër ushtar vë në shënjestër pozicionet ruse.

10
Një anëtar i grupit Wagner pret për t'u marrë në pyetje pasi u kap nga ushtarët ukrainas pranë Bahmutit. Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, e përshkroi situatën në Bahmut si "të vështirë, shumë të vështirë", më 10 mars. "Sa më shumë që i afrohemi qendrës së qytetit, aq më të vështira bëhen luftimet", tha ai.

11
Ushtarët ukrainas qëllojnë pozicionet ruse me një obus 155 mm M777. Javën e kaluar, Kievi tha se ka vendosur ta mbrojë Bahmutin, në vend se t'i tërheqë forcat e tij. Beteja disamujore për këtë qytet është bërë më e përgjakshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.