Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës po vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Veriu i bllokuar nga barrikadat

9
Njërëz duke protestuar në njërën prej bllokadave rrugore, në Rudarë të Zveçanit.

10
Barrikada e krijuar nga kamionët në Rudarë, në rrugën që çon në pikën kufitare me Serbinë.

11
Barrikada prej kamionëve në rrugën që të çon në Jarinjë.

12
Rruga e bllokuar nga kamionët në Rudarë.