Barrikadat e reja përmes fotove
Në veri të Kosovës, më 27 dhjetor janë ngritur dy barrikada të reja. Një barrikadë është vendosur në Mitrovicë të Veriut, afër Lagjes së Boshnjakëve. Ndërkaq, barrikada tjetër është vendosur te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës (Dudin krsh), në Komunën e Zveçanit.

9
Barrikada e vendosur afër Lagjes së Boshnjakëve, është barrikada e vetme që deri më tani është vendosur në një qytet në veri të Kosovës, teksa serbët lokalë, që nga 10 dhjetori, përmes barrikadave, po kundërshtojnë arrestimin e një ish-polici serb.

10
Serbët kanë kërkuar lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq, dhe kanë paraqitur disa kushte të tjera për heqjen e barrikadave. Qeveria e Kosovës ka thënë se Pantiq dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Qeveria ka thënë se po pret që KFOR-i të veprojë për heqjen e barrikadave.