Balonat me ajër të nxehtë mbushin qiellin mbi Meksikë
- Reuters
 
Festivali Ndërkombëtar i Balonave me ajër të nxehtë në shtetin Guanahuato të Meksikës ka ngritur në qiell qindra balona ngjyrash e formash të ndryshme, duke tërhequr shumë vizitorë që shijuan pamjet e bukura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Qindra balona me ajër të nxehtë u ngritën drejt qiellit mbi parkun Metropolitano gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Balonave me ajër të nxehtë në Leon, në shtetin e Guanahuatos, Meksikë.
2
Një pilot duke bërë gati një balonë para fluturimit gjatë festivalit në Leon.
3
Pamje e balonave me ajër të nxehtë duke u ngritur drejt qiellit pas nisjes së festivalit.
4
Balonat me ajër të nxehtë duke fluturuar lart mbi qytet.