Bahmuti nga lart: Rusia e ka bërë pluhur qytetin ukrainas
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Grupi mercenar rus, Wagner, ka udhëhequr pjesën më të madhe të përparimit në Bahmut, duke pretenduar më herët në prill se forcat e tij kontrollonin 80 për qind të qytetit. Por kjo u hodh poshtë nga Kievi.
![Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua të vazhdojë të mbrojë qytetin. “Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.](https://d1yincorlhuzr9.cloudfront.net/01000000-c0a8-0242-d0be-08db46f04d70_w1024_q10_s.jpg)
6
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua të vazhdojë të mbrojë qytetin.
“Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.
“Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.

7
Vlerësohet se mijëra ushtarë nga të dyja palët janë vrarë në të ashtuquajturin "mulli i mishit" në Bahmut. Marrja e kontrollit të qytetit do t'i lejonte Moskës të përqendronte forcat e saj në garnizonet e Ukrainës në perëndim rreth Çasiv Jarit dhe më thellë në rajonin e Donjeckut ku ndodhen qytetet industriale Kramatorsk dhe Slovjansk.

8
Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të madh për mbrojtjen e "Fortesës së Bahmutit", një qytet prej rreth 70.000 banorësh para pushtimit rus.