Babadimrat ndërrojnë sajat me gondolat e Venedikut
- Reuters
 
Babadimrat mbërritën me varka dhe gondola në qytetin e Venedikut, duke e dhënë ngjyrë të kuqe Kanalit të Madh dhe duke sjellë gëzim e magji në qytet një javë para Krishtlindjes.
1
Në prag të festave të fundvitit, një mori babadimrash zëvendësuan sajat me gondola dhe vërshuan Kanalin e Madh të Venedikut.
2
Të veshur me kostume Babadimri, këta të rinj po drejtojnë një prej gondolave të famshme të qytetit italian. 
3
Pjesëmarrësit me kostume Babadimri duke lundruar përgjatë Kanalit të Madh në Venedik, Itali, 22 dhjetor 2024.
4
Dikush u kujdes që me vete ta kishte një bredh të vogël të zbukuruar me drita.