Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve të tij.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Azerbajxhani zapton një Nagorno-Karabak të pajetë

5
Makina të braktisura në një rrugë të shkretë në Xankendi.
Pas gjashtë vjet luftimesh të separatistëve që përfunduan në vitin 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabaku ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia, duke kthyer në refugjatë rreth 1 milion nga banorët e saj azerbajxhanas.

6
Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit të shkëputur pas një konflikti 6-javor në vitin 2020, së bashku me territorin përreth që forcat armene etnike e kishin kapur më parë.

7
Një grup gazetarësh ndërkombëtarë duke filmuar një helikopter ushtarak të paqeruajtësve rusë teksa fluturon mbi një fushë jashtë Xankendit më 2 tetor.
Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që u dislokuan në Nagorno-Karabak pas luftës së vitit 2020 se qëndruan pranë dhe nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.

8
Xankendi
Zyra presidenciale e Azerbajxhanit tha se Bakuja kishte paraqitur një plan për "riintegrimin" e armenëve etnikë në rajon, duke vënë në dukje se "barazia e të drejtave dhe lirive, përfshirë sigurinë, është e garantuar për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo gjuhësore".