Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete. Ky është një vështrim i stërvitjeve që po ofrohen në një bazë ushtarake në Angli.
Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse

9
Zakhar, ish-inxhinier, tha se ishte e vështirë të largohej nga Ukraina, derisa luftimet janë ndezur. “I lash prindërit e mi. I lash vëllezërit dhe motrat, të afërmit, për të fituar njohuri dhe përvojë që do të më ndihmonte… të çliroj territorin tonë nga pushtuesi", tha ai përmes një përkthyesi.

10
Serhiy, ish-punonjësi i IT-së, ka më pak se një muaj me uniformë dhe është shumë i vendosur. "Unë e di që ushtarët ukrainas tani po vdesin për të mbrojtur shtëpitë tona", tha ai. “Por, ushtria ukrainase ka nevojë vetëm për ushtarë profesionistë, kështu që unë do të stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur për të qenë gati për betejën përpara”.

11
Brigadieri i ushtrisë britanike, Justin Stenhouse, i cili është përgjegjës për stërvitjen, tha se të shohësh motivimin e ukrainasve është "përulësi". Ai pranoi se përgatitja për kaosin e luftimeve në qytet është "pothuajse e pamundur të bëhet në stërvitje". Qëllimi i misionit, tha ai, është "që t'i trajnojë ata në mënyrë që të mund të përshtaten për të mbijetuar në javët e para të luftimit".
"Ata do të mësojnë më shumë në javët e para të luftimit në terren sesa ne mund t'u japim atyre këtu", tha ai.
"Ata do të mësojnë më shumë në javët e para të luftimit në terren sesa ne mund t'u japim atyre këtu", tha ai.