Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete. Ky është një vështrim i stërvitjeve që po ofrohen në një bazë ushtarake në Angli.
Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse

1
Rekrutët ukrainas praktikojnë pastrimin e shtëpive mes zhurmës së armëve dhe tymit të bombave në një fshat të simuluar, ku ushtarët britanikë ishin trajnuar më parë për operacione në Irlandën e Veriut.

2
Në këtë stërvitje, e cili po zhvillohet në katër baza në Mbretërinë e Bashkuar, janë të përfshirë mbi 1.000 trajnues britanikë. Trajnuesit nga disa vende nordike, Kanadaja, Holanda dhe Zelanda e Re po ofrojnë gjithashtu ekspertizën e tyre ushtarake.

3
Rekrutët ukrainas po i nënshtrohen një versioni të shkurtuar të trajnimit të këmbësorisë, që ushtria britanike ua ofron trupave të saj. Manovrimi me armë, ndihma e parë, taktikat e patrullimit dhe ligjet e konfliktit janë gjithashtu pjesë e trajnimit.

4
"Pjesa më e rëndësishme është trajnimi urban, sepse lufta më e rrezikshme është në qytete", tha Serhiy, një ish-punonjës i IT-së, i cili, ashtu si ukrainasit e tjerë, nuk donte që emri i tij i plotë të përdorej për shkak të shqetësimeve të sigurisë. “Instruktorët britanikë kanë shumë përvojë nga Iraku dhe Afganistani. Ne mund t'i përshtatim të gjitha këto njohuri me situatën e Ukrainës dhe ta përdorim atë për të çliruar vendin tonë nga pushtimi rus”.