Tallje, vandalizëm e mesazhe para ambasadave ruse në Perëndim
Pas vitesh të dështimeve politike dhe ngecjeve ushtarake, protestuesit në mbarë botën e kanë përdorur artin, në disa raste edhe vandalizmin, jashtë ndërtesave të ambasadave ruse për të shprehur mendimin e tyre lidhur me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 2022.
13
Një nga disa skulpturat e ujqërve të vendosura pranë Ambasadës ruse në Berlin. Në mbishkrim shkruan: “I nderuar zoti Putin, po ta mbajmë pasqyrën. Çfarë sheh? A e përfaqësojnë këta përbindësha agresiv kombin e [artistëve rusë] Pushkin, Tolstoy dhe Tchaikovsky?”. Kjo protestë artistike ishte instaluar në prill të vitit 2022.
14
Aktivistët vendosin një shenjë rrugore tallëse jashtë Ambasadës ruse në Romë të Italisë në mars të vitit 2024, pas vdekjes të aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny.
15
Një mesazh i shkruar në gjuhën ukrainase që thotë “fitore për Ukrainën” shihet në trotuarin para Ambasadës ruse në Varshavë të Polonisë. Fotografia është realizuar në prill të vitit 2022.
16
Rusia po ashtu ka vendosur mesazhe tallëse para ambasadave perëndimore. Kjo fotografi tregon një fotografi të vendosur jashtë ndërtesës së Ambasadës amerikane në Moskë në qershor të vitit 2024.