Skena kaotike janë parë të hënën (16 gusht) në aeroportin e Kabulit në Afganistan derisa mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit. Autoritetet amerikane thanë se ishin të detyruar të mbyllnin përkohësisht aeroportin për të rivendosur rendin dhe për të larguar njerëzit në mënyrë që të rinisnin fluturimet.
Kaosi në aeroportin e Kabulit
5
Një pjesëtar taliban shikon skenat kaotike në aeroportin e Kabulit. 
6
Një person ndihmon një vajzë mbi murin e aeroportit.
7
Aeroporti u vërshua nga njerëzit pasi u përhapën thashetheme se vendet e huaja po evakuonin njerëzit edhe pa viza pas marrjes së Kabulit nga talibanët.
8
Njerëz ngjiten në murin e aeroportit.