Votimi në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit, ka filluar qysh herët. Këto zgjedhje do të shënojnë transferimin e parë demokratik të pushtetit. Mes frikës, dhunës dhe pasigurisë nga kërcënimet e talibanëve, mijëra afganë janë rreshtuar në qendrat e votimit nga mëngjesi i hershëm për të votuar.