Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5Banorët largohen pasi banesat e tyre u dëmtuan nga sulmet e ashpra të forcave ruse.
6Grumbull automjetesh të djegura në mes të rrugës.
7Një qen mes rrënojash ndërsa më tutje banorët shikojnë shkatërrimin nga sulmet e forcave ruse.
8Një burrë me nevoja të veçanta kalon pranë tankeve të djegura.