Mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kuvendit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.
Uashingtoni nën dry

1
Njerëzit mundohen të fshihen pasi protestuesit hyjnë në ndërtesën e Kongresit. Washington, 6 janar.

2
Një shpërthim i shkaktuar nga policia teksa protestuesit e dhunshëm mblidhen para ndërtesës së Kongresit më 6 janar.

3
Përleshjet mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë në Uashington më 6 janar.

4
Një mbështetës i presidentit, Donald Trump merr pjesë në protestën para Kongresit.