Ndërlidhjet

SHBA sanksionon një varg të zyrtarëve rusë


Manjati, Oleg Deripaska.
Manjati, Oleg Deripaska.

Departamenti amerikan i Thesarit, ka vënë sanksione të reja kundër Rusisë, përkatësisht ndaj 24 personave dhe 14 subjekteve, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë që besohet të kenë lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në emrat e bërë publikë sot përfshihet manjati, Oleg Deripaska, udhëheqësi i gjigantit rus, Gazprom, Aleksei Miller, ish-truproja e Putinit, Viktor Zolotov, sekretari i Putinit në Këshillin e Sigurisë, Nikolai Patrushev.

Këta janë disa nga zyrtarët dhe manjatët më të njohur rusë që shënjestrohen nga SHBA-ja, si ndëshkim për veprimet e Moskës, përfshirë ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

Në mesin e shumë personave të tjerë janë edhe ish-kryeministri dhe shefi i inteligjencës së Jashtme, Mikhail Fradkov, ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev dhe manjati, Viktor Vekselberg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG