Ndërlidhjet

Lideri i Autoritetit Palestinez nuk do të takohet me nënpresidentin amerikan Pence


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas

Lideri i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas nuk do të takohet me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, gjatë një vizite që Pence do ta ketë në Izrael.

Ndihmësi i Abbas, Majdi al-Khaldi ka thënë sot se “nuk do të ketë takim”, pas vendimit të kësaj jave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe me vendimin e Jerusalemit”, ka thënë Khaldi.

“Një anëtar i lartë i partisë së Abbas-it i ka thënë AFP-së, se Pence “nuk është i mirë se ardhur në këtë vend”.

Pence planfikohet të udhëtojë në Lindjen e Mesme pak kohë para Krishtlindjeve.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izrealito-palestinez.

Autoriteti Palestinez e konsideron këtë vend si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.

Shumica e vendeve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Në njoftimin e tij presidenti Trump ka thënë se do ta bart Ambasadën Amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.

Ky vendim pritet të zgjasë tri deri në katër vite.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG