Ndërlidhjet

Mattis: NATO ka diskutuar shkeljen e marrëveshjes nga Rusia


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se ministrat e mbrojtjes të NATO-s, kanë adresuar çështjen e “shkeljes” se marrëveshjes nga Rusia, për kontrollin e armëve.

“Kemi diskutuar shkeljet e Marrëveshjes së forcave bërthamore nga Rusia dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ta rikthyer Rusinë në pajtueshmëri me marrëveshjen”, ka thënë Mattis për gazetarët më 9 nëntor.

Mattis shtoi se “kjo është shumë e nevojshme për të ruajtur besimin në marrëveshjen për kontrollimin e armëve”.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1987 dhe njihet me shkurtesën INF.

Kjo marrëveshja ka ndikuar që të eliminohen të gjitha raketat balistike në Evropë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG