Ndërlidhjet

Thaçi para nisjes për në Bruksel, fton partitë për unitet


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili të hënën do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shkruar në Facebook se 'në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogherini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”.

Thaçi me këtë rast ka ftuar partitë politike në Kosovë për unitet.

"Duke marrë në konsideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për unitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror", ka shkruar Thaçi.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj, ka thënë ai, do të punohet me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti politike parlamentare, pa përjashtim.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG