Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Gomonet e shndërruara në çanta!
1
Një barkë me migrantë duke iu afruar ishullit grek të Lesbosit.Përveç numrit të madh të njerëzve, Lesbos po përpiqet që të përballet edhe me gomat e gomoneve të shkatërruara.
2
Anijet e gomës shkatërrohen posa arrijnë në ishull. Jelekët e gomës gjithashtu mund të gjenden gjithkund nëpër plazha.
3
Në kampin e refugjatëve në Moria, materiali i mbledhur nga anijet e gomës është prerë me përmasa të caktuara. Lesbos mund të jetë fundi i rrugës për disa prej migrantëve në kamp, por dy femra të reja holandeze kanë dalë me një ide për të ricikluar mbetjet e kësaj krize dhe për t’i inspiruar migrantët e rinj.
4
Fillimisht, një vullnetar tregon se si përdoret ky material. Kjo ishte hera e parë për shumicën e migrantëve të rinj që punojnë me mjete e materiale të tilla.