Njëzetetetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagsour nga një shpërthim i dyshuar i makinës bombë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një zone ku gjenden selitë ushtarake dhe të parlamentit.
Guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kiliclar, ka thënë se bomba duket se ka pasur në shënjestër një konvoj autobusësh që bartnin personel ushtarak.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi ka thënë se qeveria ka lëshuar një urdhër-ndalesë për media pas shpërthimit.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit.
Rebelët kurdë, grupi militant Shteti Islamik dhe një grup ekstremist majtist kanë kryer në të kaluarën sulme në Turqi.
Tetorin e kaluar, një shpërthim në Ankara ka vrarë mbi 100 veta.
Muajin e kaluar, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 10 veta në Stamboll.