Përderisa Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar ligjet mbi dronët, shtetet e ish-bllokut komunist kanë qenë më të ngadalta në drejtim të mbylljes së qiejve të tyre për mjetet ajrore pa pilot. Gjatë dy viteve të kaluara, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple e ka shfrytëzuar mirë hapësirën e lirë ajrore për të kapur disa pamje unike të monumenteve që i takojnë të kaluarës sovjetike.
Një pamje mbi Evropën Lindore
17
Gali, në Abkhazi. Një kolegj i shkatërruar në jug të Abkhazisë, në afërsi të kufirit ‘de facto’ me pjesën tjetër të Gjeorgjisë. Pas një konflikti të egër etnik në fillim të viteve 90-të dhe një lufte të shkurtë që çoi në pushtimin rus në vitin 2008, rajoni mbetet një zonë me ndërtesa të zbrazëta dhe toka bujqësore, të mbuluara me bar të rritur.
18
Sofia, në Bullgari. Katedralja e Shën Aleksandër Nevsky.