Komedia e zezë e regjisorit meksikan, Alejandro G. Inarritu, ”Birdman” ka fituar katër çmime Oskar, përfshirë këtu edhe atë për filmin më të mirë. "Ida", storie e një vajze polake që dëshiron të bëhet murgeshë, ka fituar çmmin për filmin më të mirë të huaj.
"Birdman" rrëmben katër çmime Oskar
1
I mbushur me çmime Oskar - Alejandro G. Inarritu ka pozuar para fotografëve me çmimet për filmin më të mirë, fotografinë më të mirë, skenari më i përshtatur si dhe regjia më e mirë.
2
Julianne Moore ka marrë çmimin Oskar për aktoren më të mirë në filmin Still Alice, ku luan rolin e një gruaje 50 vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.
3
Çmimi aktori më i mirë, u nda për Eddie Redmayne, në rolin e tij si fizikant në filmin The theory of everything.
4
Aktorët Chiwetel Ejiofar dhe Nicole Kidman, duke i dhuruar çmimin Oskar regjisorit Pawel Pawlikowski, për filmin më të mirë të huaj Ida.