Më 17 nëntor, Sllovakia dhe Çekia kujtojnë 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë. Tetë ditë pas rënies së Murit të Berlinit, një protestë studentësh kundër pushtimit komunist shtypet dhunshëm nga forcat e rendit në Pragë. Pas pak ditësh, qindra mijëra njerëz vërshuan rrugët e kryeqytetit çek, derisa në fund të muajit Partia Komuniste pajtohet të mbajë zgjedhje të lira. Në dhjetor, regjisori disident, Vaclav Havel, zgjidhet president dhe demokracia zë vend.
1989: Revolucioni i Kadifenjtë
1
Protestat e para u mbajtën në janar të vitit 1989. Protestuesit shënonin vetë-djegien e studentit çek Jan Palach njëzet vjet më parë, në shenjë kundërshtimi ndaj pushtimit sovjetik të vitit 1968.
2
Në muajin gusht u mbajtën protesta të tjera, të cilat gjithashtu shënonin përvjetorin kundërthënës të pushtimit sovjetik.
3
Protesta e radhës u mbajt më 28 tetor 1989, në përvjetorin e themelimit të Çekosllovakisë, më 1918. Protestuesit kërkonin liri dhe demokraci në sheshin Wenceslas në Pragë.
4
Kthesa e madhe ndodhi më 17 nëntor 1989, me mbajtjen e protestës më të madhe në 20 vjet. Mijëra studentë parakaluan qetësisht përmes qendrës së Pragës, derisa u ndalën nga një kordon policie në Rrugën Popullore.