Me protestuesit ukrainas që kanë marrë disa ndërtesa të rëndësishme në Kiev, zemra e demonstratave - Sheshi Pavarësisë - vazhdon të bëjë një jetë më vete. Aktivistët anti-qeveritar, disa prej të cilëve kanë jetuar në shesh për dy muaj, janë duke pritur për negociatat e liderëve opozitarë me qeverinë, për të ecur përpara. Ndërkohë, ata kalojnë kohën duke përgatitur ushqimin e tyre, duke u përballur me të ftohtin dhe, nganjëherë, vetëm duke luajtur shah. (Foto: Franak Viachorka, Shërbimi RFE / RL 'së, në Bjellorusi)
Jeta në sheshin e Kievit

9
Mbeturinat e një automjeti të djegur nga një shpërthim dhune në rrugë.

10
Viktori, një biznesmen 25-vjeçar, thotë se ai është i lodhur dhe i etur për opozitën që të arrijë një marrëveshje me presidentin Janukoviç. Tani për tani, ai është i zënë me shpërndarjen e ushqimit dhe çajit.

11
Zjarri ka shkatërruar hyrjen e stadiumit "Dinamo".

12
Pamja e paraqitur tregon fishekë dhe plumba që pretendohet të jenë përdorur nga forcat e rendit kundër demonstruesve.