Ndërlidhjet

Policia ndalon protestën e gazetarëve në Shkup


Ilustrim
Ilustrim
Gazetarët në Maqedoni, që kanë planifikuar të protestojnë kundër burgosjes së kolegut të tyre, Tomisllav Kezharovski, janë penguar të mblidhen para Muzeut në Shkup.

Kordoni i policisë ka penguar protestën e gazetarëve dhe kur këta të fundit kanë bërë përpjekje të çajnë kordonin, janë thirrur forcat speciale.

Këshilli për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski ka thirrur protesta paqësore, pesë minuta pas orës 12.

Të hënën, Gjykata Themelore në Shkup ka dënuar Kezharovskin, gazetar i së përditshmes “Nova Makedonija”, me katër vjet e gjysmë burg, për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur në një rast të vrasjes.

Kezharovski është arrestuar në muajin maj për artikullin që ka shkruar në vitin 2008.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG