Ajo ishte ylli më i madh ndërkombëtar i Francës, që arriti t'ia merrte zemrën edhe Amerikës; me këngën dhe melodinë e saj melankolike u bë një pjesë e pandashme e muzikës së gjeneratës së pasluftës. Këngët kabare të Edith Piafit reflektojnë jetën e saj fatkeqe, e cila ishte e mbushur me humbje tragjike dhe luftë me varësinë e saj në drogë.