Ndërlidhjet

Shpërthim në Pragë

Ka shkuar në mbi 40 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm, që goditi mëngjesin e së hënës qendrën e Pragës. Raportet e para citojnë policinë të ketë thënë se shpërthimi mbase është shkaktuar nga gazi. Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë në afërsi të Teatrit Kombëtar në Pragë, jo larg nga lumi Vltava. Shpërthimi ka thyer dritaret e ndërtesave në afërsi dhe thuhet është dëgjuar një kilometër larg. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për njerëz që mund të jenë ende nën ndërtesat e dëmtuara.

XS
SM
MD
LG