Në politikë nuk ka moral, por vendimi i fundit dhe i vetmi deri më tani në Maqedoni, i dorëheqjes së deputetit të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri, për shkak të disfatës në zgjedhjet për kryetar komune në Tetovë, ka hapur debatet nëse ka ardhur koha që të flitet për vendosjen e standardeve të moralit në politikë.
Kështu, profesorët universitarë, Vllado Buçkovski dhe Hasan Jashari, e vlerësojnë veprimin e deputetit Zeqiri, i cili ishte ndër më aktivët në Kuvend, në dy vitet e fundit.
Ish-kryeministri Buçkovski, tani ligjërues në Universitetin e Shkupit, thotë se është befasuar për të mirë me aktin që bëri deputeti i RDK-së, veprim ky që sipas Buçkovskit, ka hapur shumë dilema morale dhe të profesionalizimit në Kuvendin e Maqedonisë.
“Unë, publikisht, shpreh simpatinë time për atë që ka bërë profesori Izet Zeqiri. Meriton komplimente, pasi tregoi virtyte të larta të moralit se si mund të sillen njerëzit me kredibilitet të lartë. Vendimi i tij hap dilema të tjera, se kush ulet në Kuvend. Është më se e qartë se profesori Zeqir ka ku të kthehet, e presin studentët".
"Problemi është se në Kuvend nuk vlerësohet kualiteti i deputetëve, atje ulen njerëz që sikur të mos e kishin këtë post, nuk do të ishin askush. I vetmi profesori Zeqiri ndjen përgjegjësi morale dhe tërhiqet, ndërsa ka edhe 6-7 të tjerë, të cilët humbën zgjedhjet, por as syri nuk i trembet për të dhënë llogari apo të ndjejnë përgjegjësi morale dhe të tërhiqen”, vlerëson Buçkovski.
Hasan Jashari, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se akte të tilla si dorëheqja e Izet Zeqirit, për shkaqe morale, duhet të bëhen pjesë përbërëse e filozofisë politike të të gjitha partive politike në Maqedoni. Vetëm me veprime të këtilla, thotë Jashari, mund të fillojmë të flasim për moral në politikë.
“Në politikë mbretëron vlerësimi se në politikë nuk ka kufij moral dhe se aspektet morale në një farë forme janë të lëna pas dore. Mirëpo, nga zhvillimet e fundit mund të vijmë në përfundim se po fryjnë erëra të reja dhe kemi lëvizje pozitive. Veprimin e zotit Zeqiri e konsideroj si një akt tejet bujar, atë mund ta bëjnë vetëm njerëzit, të cilët politikën e kanë kuptuar jo si një aktivitet për përfitime, por si një aktivitet që më tepër ka të bëjë me idealet”, thotë Jashari.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Buçkovski thotë kjo çështje mund të rregullohet edhe me ligj, nëse politikanët refuzojnë të marrin përgjegjësinë për disfatat në zgjedhje, pas së cilave sërish kthehen në postin e mëparshëm.
“Tërheqja para zgjedhjeve e dy ministrave të BDI-së dhe e një deputeti të po kësaj partie, për shkak se u kandiduan për zgjedhjet e pushtetit lokal, ka hapur mundësinë e shqyrtimit edhe të aspekteve juridike. Ata që ushtrojnë një post dhe që pretendojnë të zgjidhen në funksion të ri, duhet të japin dorëheqje nga posti që aktualisht mbajnë. Kjo çështje, mendoj se, përveç që ka të bëjë me aspektet morale, ka të bëjë edhe me nevojën për ndërhyrje në Kodin zgjedhor, që përfundimisht të rregullohet edhe kjo çështje”, thekson Buçkovski.
Por, Hasan Jashari, sociolog, thotë se çështjet morale nuk mund të rregullohen me ligj, por duhet t’u lihet vetë politikanëve që të veprojnë në bazë të ndërgjegjes së tyre, ashtu siç veproi Izet Zeqiri.
“Çështjet etike dhe morale nuk mund të rregullohen me ligj, pasi atëherë nuk janë si të tilla, por norma juridike. Edhe vetë krijimi i mekanizmave ligjorë për rregullimin e këtyre çështjeve, do të dobësonte kreativitetin politik dhe lirinë e njerëzve për të vendosur për mandatin e tyre, të cilin e kanë marrë në mënyrë legale nga zgjedhësit”, konsideron Jashari.
Deputeti i deritashëm i RDK-së, Izet Zeqiri, ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen, për shkaqe, sipas tij, etike dhe morale, pas humbjes.
“Dorëheqjen e ofroj për arsye etike. Në zgjedhjet e fundit lokale participova si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, por nuk arrita të siguroj përkrahje të duhur nga qytetarët e Tetovës që të arsyetoj punën e mëtutjeshme si deputet. Duke i pasur parasysh rezultatet zgjedhore, edhe pranë faktit që në mënyrë permanente kam luftuar për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Tetovës, konsideroj se nuk kam legjitimitet dhe kredibilitet politik për t’i përfaqësuar qytetarët e Tetovës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në në tekstin e dorëheqjes.
Në garë për Tetovën, Zeqiri kishte fituar 2250 vota.