Propozim-ligji për mediat, i prezantuar në ueb faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike, ka shkaktuar reagime të ashpra nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, por edhe shoqatave tjera mediatike, pasi nuk janë konsultuar fare për përpilimin e këtij propozimi të rëndësishëm për punën e mediave në vend.
Me këtë propozim, parashihen ndryshime të shumta dhe detyrime në strukturën dhe punën e mediave.
Janë paraparë edhe të drejtat dhe obligimet për gazetarët, redaktorët, redaksitë dhe pronarët e mediave, dhënia e lejeve të punëve, si dhe puna e shërbimit publik.
Me propozimin, parashihet edhe formimi i Agjencisë për media dhe shërbime audio-vizuale mediatike, që do të zëvendësojë Këshillin e tanishëm për radiodifuzion.
Nga shoqata e gazetarëve thonë se është e pakuptueshme që të rregullohen gjithë këto sfera dhe ajo të mos konsultohet fare. Më së shumti, ka shkaktuar reagime neni 4 i Ligjit, me të cilin parashihet kufizimi i lirisë së shprehjes, edhe pse censura është e ndaluar me Kushtetutën aktuale të Maqedonisë.
“Liria e mediave mund të kufizohet kur kjo të jetë e detyrueshme për shkak të mbrojtjes së sigurisë nacionale, integritetit territorial apo rendit publik, për shkak të pengimit të trazirave dhe veprave të dënueshme, mbrojtjes së shëndetit apo moralit, mbrojtjes së dinjitetit apo të drejtat e tjetrit, pengimin e zbulimit të informacioneve apo për shkak të mbrojtjes së autoritetit dhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, thuhet në nenin 4 të propozim-ligjit.
Duke komentuar mënyrën në bazë të të cilit është hartuar ligji, Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, thotë:
“Mendoj se ka gabime në hapa. Qeveria ligjin e përgatiti në një atmosferë gjysmë ilegale, askush nuk ishte i integruar në përpilimin e këtij ligji, domethënë draftimi i ligjit u bë në mënyrë jotransparente. Dhe, e dyta, përpiqet që në afate shumë të shkurtra ta miratojë ligjin, pa iu dhënë mundësi gazetarëve, shoqatave, sindikatave e profesionistëve që në mënyrë serioze ta lexojnë, ta analizojnë dhe të kenë mundësi që të bëjnë vërejtje me shkrim që të mund ta ndryshojnë ligjin. Ne kërkojmë që Qeveria fillimisht ta shtyjë afatin e debatit të paktën për 3 muaj”.
Propozim-ligji për mediat është vlerësuar si hyrje në censurë edhe nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve. Tamara Çaushidis thotë se përveç që është katastrofal, propozimi nuk është as legjitim.
“Të miratoni ligj me forcë, me përkufizime që shkelin lirinë e shprehjes, kjo nuk është gjë tjetër pos t'i hapni dyert e censurës. Të thoni se secili mund të komentojë propozimin në ueb faqen e ministrisë, nuk është gjë tjetër pos arrogancë dhe cinizëm, të cilin Qeveria në vazhdimësi e manifeston ndaj mediumeve. Forma siç është hartuar ligji, i ngjason arkivolit për të varrosur gazetarinë edhe ashtu të vrarë në Maqedoni”, deklaron Çaushidis.
Nga ana tjetër, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, thekson edhe nevojën për zgjidhjen e rastit të incidentit me gazetarët në Kuvend, më 24 dhjetor. Ai thekson se pa u zbuluar dhunuesit egazetarëve, shoqata që ai drejton nuk do të pranojë bisedime me Qeverinë.
“Ne insistojmë që para se të ulemi me Qeverinë që të bisedojmë, dikush të mbajë përgjegjësi për këtë çështje. Pse ne insistojmë në përgjegjësi? Sepse nëse kjo sjellje joligjore, jokushtetuese kalon pa u sanksionuar, mendoj se incidente të ngjashme mund në mënyrë edhe më drastike, të na paraqiten në të ardhmen”, shprehet Selmani.
Shoqatat e Gazetarëve vërejtje serioze ka edhe për zgjedhjen e përbërjes së Agjencisë për mediat, që do të ketë shtatë anëtarë, një prej të cilëve do të propozohej nga Shoqata e Gazetarëve, tre nga Kuvendi i Maqedonisë dhe 3 të tjerë nga Bashkia e Komunave.
Nga shoqata thonë se zgjedhja e gjashtë anëtarëve nga Kuvendi dhe Bashkësia e Komunave, flet qartë për tendencën e pushtetit për të pasur në kontroll edhe organin e ri për punën e mediave, pasi pushteti aktual kontrollon edhe pushtetin lokal.
Nga Qeveria thonë se janë të hapur për bisedime dhe se versioni i hartuar nuk është edhe përfundimtar, edhe pse në përpilimin e tij, siç shprehen ata, janë konsultuar ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe praktika të vendeve të zhvilluara.
Ndryshe, gjendja e mediave në Maqedoni në vazhdimësi ka qenë objekti i kritikave të shumta të organizatave ndërkombëtare, por edhe të BE-së, duke e vendosur lirinë e shprehjes, si një nga kushtet kryesore për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.