Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shfaqur dilemat nëse procesi i rinumërimit të votave do të mund të përfundojë brenda këtij viti.
Rinumërimi thuhet se mund të shtyhet për shkak të parregullsive në procesin e rinumërimit, por edhe për shkak të festave të fundvitit.
Ndërkohë, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga gjithsej 760 vendvotime deri me datën 21 dhjetor janë rinumëruar 258 prej tyre .
“Nga data 18 dhjetor deri me datën 20 dhjetori janë numëruar gjithsej 158 vendvotime. Ndërsa me datën 21 dhjetor në ndërrimin e parë dhe në ndërrimin e dytë janë rinumëruar 100 vendvotime”.
“Deri më tani janë rinumëruar 258 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 502 vendvotime për t’i rinumëruar dhe për t’u kompletuar procesi i rinumërimit të vendvotimeve me vendim të KQZ-së”, ka thënë Ahmetaj.
Ahmetaj nuk ka mundur të sigurojë nëse procesi i rinumërimit do të mund të përfundojë brenda këtij viti.
“Do të shohim se cilat janë parregullsitë. Ndërsa, numri i madh i fletëvotimeve dhe votuesve që kanë votuar brenda atyre vendvotimeve, pra volumi i madh i votuesve, shkakton vonesa në rinumërim”, ka theksuar Ahmetaj.
Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk ka saktësuar kohën se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit dhe kur do të marrë një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për procesin e rinumërimit.
“Fillimisht ishte ritmi i ngadaltë i punës, por tash është shpejtuar dhe çdo ditë janë duke u rinumëruar më tepër kuti”, ka deklaruar Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i marrë rekomandimet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të të gjitha votave në 760 vendvotime.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka përsëritur se, varësisht nga raporti i QNR-së, mund të ketë edhe anulime të vendvotimeve ose votave, nëse evidentohen parregullsi të mëdha.

Deri më tani janë rinumëruar 258 vendvotime.

Fillimisht ishte ritmi i ngadaltë i punës, por tash është shpejtuar...