Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Instituti Onkologjik nuk funksionon tërësisht që nga viti 2004, thonë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por, tashmë ky institut ende pa u funksionalizuar tërësisht, është vërshuar nga ujërat e zeza, pas të reshurave të vazhdueshme atmosferike.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ky institucion është duke ndërmarrë disa veprime, të cilat kanë për qëllim eliminimin e përsëritjes së asaj që ka ndodhur si pasojë edhe e mungesës së planit adekuat të bartjes së ujërave të zeza nga ky institut deri në kolektorët përkatës.
“Në Onkologji janë duke u vendosur gypa adekuatë, me qëllim që të evitohet kyçja e gabuar siç është bërë deri tash dhe ujërat e zeza të barten në një kolektor tjetër, së paku 50 metra larg objektit dhe të pamundësohet mbyllja e qarkullimit të tyre”, bën të ditur Hoti.
Sipas Hotit, uji ka depërtuar vetëm në bodrumin e institutit dhe aparatura nuk është dëmtuar.
“Uji ka depërtuar vetëm në bodrum dhe nuk ka raportime se është dëmtuar aparatura, e cila gjendet në katin e parë të Institutit të Onkologjisë”, thotë Hoti.
Por, Arben Kutllovci, udhëheqës i Institutit të Onkologjisë në QKUK, thotë se me përfshirjes e ujërave të zeza janë prekur edhe aparatet ,të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë. Kutllovci shton se nuk e di saktë se sa janë dëmtuar ato aparatura derisa të bëhet ndezja e tyre.
“Ujërat e zeza nuk kanë shkuar në kanalizim, por janë kthyer prapa duke hyrë në Institutin Onkologjisë. Tash është kontraktuar një kompani dhe është duke u punuar. Uji ka depërtuar edhe në aparaturë dhe se a janë dëmtuar apo jo aparatet, nuk e dimë sepse nuk i kemi ndezur. Nuk guxojmë vetëm t’i provojmë”, shprehet Kutllovci.
Ndërkaq, Hoti thekson se Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të angazhojë një ekip ekspertësh ndërkombëtarë për të mësuar aplikimin e shumicës së aparateve që gjenden në këtë institut dhe aftësimin e stafit vendor për këtë shërbim.
Që nga viti 2004 në Institutin Onkologjik janë investuar rreth 6 milionë euro.