Qeveria aktuale është njëpartiake, ku PDK-ja kontrollon gjyqësinë, policinë dhe të gjitha institucionet, tha të shtunën kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, duke arsyetuar mocionin e ngritur nga partia e tij për mosbesimin ndaj Qeverisë. Pacolli tha se kishte refuzuar një ofertë që ai të marrë nën drejtim postin e presidentit të Kosovës, duke preferuar që në vend të ndarjes së posteve, vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, u shpreh i bindur se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale do të miratohet nga Kuvendi të martën, për t’i dhënë fund kështu krizës institucionale.
Këto komente, Pacolli i bëri gjatë një konference për media, ku ai prezantoi koalicionin e parë parazgjedhor ndërmjet Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.
Duke iu referuar gjendjes aktuale në Kosovë, Pacolli tha se që nga fillimi kishte tërhequr vërejtjen se koalicioni PDK-LDK (Partia Demokratike e Kosovës – Lidhja Demokratike e Kosovës), ka qenë i panatyrshëm dhe se do të përfundonte në këtë mënyrë.
Ndërkaq, afrimin e tij të kohëpaskohshëm, pavarësisht se i përkiste taborit opozitar, me kryeministrin Hashim Thaçi, Pacolli tha se e shihte si një zhvillim normal, pasi që ai i respekton institucionet.
Edhe mocionin e së martës, Pacolli tha se e kupton si një ndihmesë për tejkalimin e krizës në vend.
“Kjo qeveri është jofunksionale. Është qeveri monopartiake, si në kohën e komunizmit. Besoni se PDK-ja tani ka kontrollin total të shtetit, edhe gjyqësinë, edhe ministritë, edhe presidencën, edhe policinë e çdo kund tjetër. Prandaj ka shkuar dhe shkon në dëm të Kosovës dhe ne kemi ngritur zërin”, tha Pacolli.
Kryetari i AKR-së bëri të ditur se ai kishte refuzuar një ofertë që të merrte postin e presidentit të Kosovës, për të mbuluar vakuumin institucional pas largimit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu që erdhi si rezultat i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pacolli theksoi se nuk kishte pranuar një post të falur dhe kishte preferuar procesin e ri zgjedhor.
“Tash kur ishte kriza institucionale me presidentin e Kosovës, ka qenë një ofertë, të cilën unë e kam refuzuar nga Nju Jorku. Përfundimisht e kam refuzuar, sepse unë nuk marr poste të falura. Unë marr poste që i definon shoqëria kosovare me votën e saj”, tha Pacolli.
Mocioni i Aleancës Kosova e Re për heqjen e besimit ndaj Qeverisë aktuale është proceduar tashmë nga Kryesia e Kuvendit për në seancën e radhës që do të mbahet të martën e ardhshme. Me miratimin e këtij mocioni, Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti.