Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) ka prezantuar sot faktet kryesore të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm.
Në raport thuhet se kënaqshmëria e qytetarëve kosovarë për punën e të gjitha institucioneve të Kosovës ka rënë, në disa raste madje deri në 20 për qind.
Mytaher Haskuka, udhëheqës i sektorit të politikave në UNDP, shpjegon më shumë për gjetjet e raportit:
“Kënaqshmëria në shumicën e institucioneve ka rënë dhe kjo shkon deri në 20 për qind për disa institucione. Në përgjithësi, KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë institucionet, me të cilat qytetarët janë më së shumti të kënaqur. Ndërsa, në anën tjetër, UNMIK-u dhe përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara janë institucionet, me të cilat qytetarët janë më së paku të kënaqur me punën e tyre”.
“Po ashtu, nëse shikojmë edhe për presidentin e Kosovës, kryeministrin dhe gjykatat, edhe këtu shohim një rënie. Rënia më e madhe është te gjykatat ose kënaqshmëria me punën e gjykatave. Kemi një rënie të vogël për presidentin e Kosovës dhe një rënie rreth 10 për qind për kryeministrin”, bën të ditur Haskuka.
Ai po ashtu thotë se papunësia dhe varfëria janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rrezikun e stabilitetit në Kosovë. Sipas raportit, përqindja e papunësisë mbetet 47 %, ndërsa ajo e varfërisë 25%.
“Shkaqet ekonomike – varfëria dhe papunësia nëse i shikojmë bashkë, dalin gjithkund, edhe në shqetësimet për familjen, edhe në shqetësimet personale, edhe si problem kryesor i Kosovës... edhe indikatorët e aspekteve të ekonomisë janë negative”, thotë Haskuka.
Lidhur me faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike, shqiptarët dhe serbët vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme.
Anketa e janarit tregon se përqindja e serbëve të gatshëm për të punuar me shqiptarët ka rënë dukshëm dhe tani qëndron në 29 %, krahasuar me raportet e fundit të vitit 2009.
Ndërsa, sa u takon shqiptarëve, ky tregues nuk ka ndryshuar shumë. Thuhet se rreth 46% e shqiptarëve janë të vullnetit që të punojnë me serbët.
“Shumica e shqiptarëve, diku rreth 53 për qind thonë se Beogradi apo ndikimi i Beogradit është problemi kyç që ndikon në marrëdhëniet jo të mira në mes serbëve dhe shqiptarëve. Ndërsa, te serbët është jogatishmëria e shqiptarëve për t’i integruar ata në shoqëri. Diku rreth 57 për qind e serbëve thonë se shqiptarët nuk janë të gatshëm për t’i integruar ata në shoqëri”.
“Minoritetet tjera, përafërsisht, janë të të njëjtit mendim me shqiptarët, ku 47 për qind e tyre thonë se Beogradi ndikon negativisht në këto marrëdhënie dhe 10 për qind thonë se liderët serbë”, thotë Haskuka.
Të pyetur se cili institucion ose entitet i ka bërë që të ndjehen të diskriminuar, shumica e të anketuarve, pa marrë parasysh kombësinë, kanë përmendur Qeverinë qendrore, e më pas edhe komunat dhe institucionet e shëndetit publik.
Ky raport, që mban titullin Raporti i Paralajmërimit të Hershëm, është bazuar në intervista të drejtpërdrejta, ku janë përfshirë 1,296 të anketuar.