Ligji për Prishtinën, që nga prilli i vitit të kaluar, është bllokuar nga Qeveria e Kosovës, duke mos u proceduar në Kuvend për miratim, thonë zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Si arsyetim është dhënë kostoja e lartë që ka ky projekt-ligj, në shumën prej rreth 8 milionë eurosh në vit, me të cilat do të ishin realizuar një numër i madh projektesh kapitale, thotë Muhamet Gashi, zyrtar në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Në prill të vitit të kaluar, projekt-ligji për komunën e Prishtinës ka kaluar në Qeveri, por nuk i është proceduar Kuvendit për miratim. Ky ligj është i domosdoshëm për funksionimin e Prishtinës”, thotë Gashi.
Me këtë projekt-ligj parashihet që Komuna e Prishtinës të fitojë status të veçantë karshi komunave të tjera. Sipas Gashit, një gjë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Projekt-ligji parasheh që Prishtina ta ketë mbi vete koston prej 4% të buxhetit të tërësishëm të Kosovës. Por, siç duket, çështja më kontestuese ka të bëjë me menaxhimin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Arsyetim i përhershëm ka qenë Pallati i Rinisë dhe ky grant shtesë. Por, kryetari ka bërë trysni që ky ligj të miratohet dhe shpresojmë që gjatë këtij viti do të miratohet”, shprehet Gashi.
Në anën tjetër, Memli Krasniqi, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, gjithashtu numëron si arsye koston e lartë që në vete mban projekt-ligji dhe çështja e menaxhimit të Pallatit të Rinisë, gjë e cila, siç thotë Krasniqi, varet nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Kur është miratuar projekt-ligji me konsensus të plotë nga ana e ministrave, është miratuar me dy rekomandime për çështjet kontestuese që ndërlidhen me grantin shtesë për Prishtinën. Kemi pasur rekomandime nga partnerë ndërkombëtarë dhe fondi monetar ndërkombëtar, që duhet të jemi të kujdesshëm, mos ta rrezikojmë shëndetin fiskal të vendit, duke dhënë një grant të madh shtesë”.
“Gjithashtu, edhe statusi i Pallatit të Rinisë varet nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kur është miratuar ligji në Qeveri, është miratuar që të procedohet në Kuvend, pasi që të gjendet zgjidhje për këto dy çështje”, thotë Krasniqi.
Ai shton se deri më tani nuk ka pajtueshmëri për këto dy çështje. Qeveria e Kosovës, sipas tij, nuk mund ta marrë në mënyrë arbitrare menaxhimin e Pallatit të Rinisë.
Në radhët e opozitës, ky projekt-ligj shihet si obligim kushtetues. Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mendon se ky projekt-ligj është i bllokuar pikërisht nga koalicioni qeverisës PDK-LDK.
“Ky koalicion dhe kjo qeveri janë kundër Prishtinës. Kryeministri është duke bërë lojë, duke e sabotuar qytetarin e Prishtinës dhe duke ia pamundësuar qytetarit atë që e ka të përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj”, thotë Tahiri.
Sponsoruesit e këtij ligji pohojnë se mungesa e tij po shkakton dëme të mëdha në zhvillimin dhe avancimin e kryeqytetit, derisa të tjerët thonë se do të jetë kostoja e lartë ajo që do të shkaktojë dëme të këtilla.