Kirurgjia plastike, e cila funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, merret me trauma dhe lëndime, sidomos në repartin e djegieve. Kjo do të thotë se mbi 50 për qind e punës në këto raste, kryhet në kuadër të emergjencës së QKU-së, thotë Hysni Arifi, shef i Klinikës së kirurgjisë plastike.
“Është qendër referente për krejt Kosovën. Pesëdhjetë për qind (të rasteve) kemi djegie dhe pasoja të djegieve, por edhe shumë shërbime tjera”, thotë Arifi.
Mirëpo, sa i përket kirurgjisë estetike, në këtë klinikë nuk është e mundur të kryhen intervenimet, për shkak të mbingarkesës së pacientëve që frekuentojnë nga e gjithë Kosova.
E vetmja derë për këto intervenime, sipas Arifit, mbeten ordinancat private.
“Sa i përket kirurgjisë estetike në QKU, ne nuk ka mundësi të trajtojmë raste, për shkak se jemi shumë të ngarkuar, madje nuk arrijmë t’i kryejmë as shërbimet e kirurgjisë plastike. Shpeshherë duhet t’i kthejmë pacientët derisa t’iu vijë radha, sepse prioritet u japim rasteve emergjente”, shpjegon Arifi.
Kirurgu estetik Lirim Ukimeraj thotë se operacionet më të shpeshta janë ato të hundës dhe kushtojnë nga 750-1000 euro.
“Dominojnë operacionet e hundës, por edhe të veshëve. Çmimet variojnë nga 750 deri 1000 euro. Ordinancën e frekuentojnë mjaft pacientë dhe kryhen mjaft intervenime, por nuk mund të jap statistika të sakta, sepse nuk kemi”, thotë Ukimeraj.
Antigona Bajrami ka vendosur të operojë hundën për shkak se kishte probleme me frymëmarrje, por e ka përmirësuar edhe estetikisht. Këtë intervenim ajo e ka kryer në një ordinancë private dhe i ka kushtuar 850 euro.
“Pata vendosur ta operoj hundën për shkak të pamjes, për estetikë. Operacioni më ka kushtuar 850 euro, ndërsa operacionin e kam bërë në ordinancë private për shkak të kushteve më të mira sesa në Qendrën Klinike Universitare”, tregon Antigona Bajrami.
Por, problemi më i madh qëndron për ata që pësojnë djegie. Sipas doktor Arifit, në kirurgjinë plastike ku trajtohen rastet e djegieve, janë vetëm katër dhoma, në të cilat shtrihen pacientët, derisa e gjithë Kosova frekuenton në këtë klinikë.
Sipas tij, trajtimi i djegieve është shumë i shtrenjtë dhe shërimi zgjat me muaj të tërë.
“Së pari merremi me mjekimin djegieve, e pastaj varësisht sa kohë ngelet, mund t’i trajtojmë edhe patologjitë tjera. Mjekimi i djegieve është i gjatë, i rëndë dhe shumë i shtrenjtë”, sqaron Arifi.
Sipas Arifit, rastet e djegieve janë të lidhur drejtpërdrejt me kirurgun estetik, shërbim ky që mund ta gjejnë vetëm nëpër ordinanca private.