Aksidentet rrugore janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve në nivel botëror, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të njëjtat burime theksojnë se 90% e 1.2 milionë vdekjeve në trafik ndodhin në vendet në zhvillim. Në disa nga vendet e varfëra shumica e viktimave të trafikut nuk janë në automjet në momentin e aksidentit, por janë duke ecur me këmbë, biçikletë apo me kafshë.
Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar raportin si studimin më të gjerë e gjithpërfshirës për 178 vende lidhur me aksidentet e trafikut.