Dita e djeshme, e 10-ta me radhë e Lojërave Olimpike në Rio-de-Zhaneiro, është goditur nga moti i keq, shtyrjet, shqetësimet e sigurisë dhe kundërthënie të tjera, megjithëse disa sportistë nga Uzbekistani e deri në Bahrein u janë gëzuar pa masë medaljeve të fituara.
Në Kosovë, ka arritur nënpresidentit amerikan Joe Biden pas qëndrimit në Beograd dhe takimeve me zyrtarët e lartë serbë. Vizita e nënpresidentit Biden në Kosovë dhe në Serbi vjen në periudhën e ngecjeve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut që zhvillohet në Bruksel.
Efektet e grusht shtetit të dështuar në Turqi vazhdojnë të trazojnë këtë vend, dhe me të vërtetë ndikimi shkon edhe më tej. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, për grusht shtetin e fajëson klerikun Fetullah Gylen, i cili po jeton në ekzil të vetëshpallur në Pensilvania.
Në mungesë të një krize, vëmendja e madhe e SHBA-ve për rajonin nuk duhet të merret më si diçka e sigurt, edhe nëse është fjala për një mik që i ka marrë gjithmonë seriozisht problemet e rajonit gjatë ditëve të errëta, kur dhuna ishte endemike dhe e ardhmja dukej e zbehtë dhe i cili ka dhënë kontribut të madh për stabilitetin relativ që rajoni tani e ka.
Në Lojërat Verore Olimpike në Rio-de-Zhanejro, Rusia ka fituar më tepër medalje të arta, por atletët e disiplinave në shtigje dhe fusha janë suspenduar nga garat.
Në një ndërrim madhor në Kremlin, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka transferuar shefin e kabinetit të tij, Sergei Ivanov, njëherësh njëri nga aleatët më të afërt të tij, në një pozitë me shumë më pak ndikim.
Michael Phelps e ka thyer një rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës duke e kaluar atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes me titujt personal të fituar gjatë Lojërave Olimpike, shkruan BBC.
Dhjetëra republikanë të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar masat e shtuara për Krimenë derisa Moska e akuzon Kievin se po bën përpjekje të destabilizojë gadishullin në fjalë.
Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit ka lavdëruar Kushtetutën e Kosovës sa i përket lirive fetare duke thënë qysh në përmbajtje të raportit për vitin 2015 se “Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe ofron liri për besimtarët”.
Ende pa kaluar 24 orë nga takimi i presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, rikthimi i lidhjeve në mes të Moskës dhe Ankarasë ka prodhuar rezultate.Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të mërkurën se Turqia dhe Rusia janë duke ndërtuar “mekanizëm të fuqishëm” sa i përket bashkëpunimit rreth Sirisë.
Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se emailat e rivales së saj demokrate, Hillary Clinton, mund të jenë përgjegjës për vrasjen e një shkencëtari iranian, i cili është ekzekutuar se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.
Xhudistja Majlinda Kelmendi ka bërë histori olimpike për Kosovën duke e fituar medaljen e artë në xhudo për femra, me ç’rast u bë sportisja e parë nga Ballkani, që ka fituar medalje olimpike në xhudo.
Në ditën e parë të plotë të Lojërave Olimpike Verore në Rio-de-Zhanejro janë arritur rekorde të reja botërore në not. Vietnami e ka fituar medaljen e tij të parë olimpike, ndërsa për shkak të sigurisë janë parë rreshta të gjatë të shikuesve.
Ka arritur në 21 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup. Qeveria e Maqedonisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ditën e nesërme (të hënën) e ka shpallur ditë zie.
Lojërat Olimpike Verore 2016 u hapën më 5 gusht, me një ceremoni festive në Rio de Janeiro të Brazilit. Ekipi i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në këto Lojërat, duke shënuar një moment historik për shtetin e ri të Kosovës.
Këto fotografi janë realizuar mëngjesin e së premtes (5 gusht 2016), disa orë pasi Kuvendi i Kosovës është sulmuar me mjet shpërthyes nga distanca. Policia e Kosovës tha se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Kuvendit, por nuk ka pasoja në njerëz.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka folur për kritikat ndaj administratës së tij për pagesën prej 400 milionë dollarëve për Iranin për të sqaruar përfundimisht një problem ligjor, duke hedhur poshtë akuzat se shuma është dhënë si pagesë për lirimin e të burgosurve amerikanë nga Irani.
Lufta civile në Siri është e habitshme dhe e errët po aq sa është sadiste dhe e përgjakshme. Në njëren anë qëndron presidenti sirian, Bashar al Assad, një tiran barbar që përkrahet nga Irani, Rusia, Hezbollahu dhe milicitë shiite nga Iraku, mbetjet e ushtrisë siriane dhe një grup i çuditshëm kurd.
Së fundi, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka akuzuar gjeneralin e ushtrisë amerikane duke përdorur fjalë dhe një ton që publiku turk e ka të njohur kur flet presidenti i tyre. Sidoqoftë kjo konsiderohet tërësisht e pazakontë që presidenti i një vendi të flas kështu për një aleat, aq më tepër për aleatin më të madh në NATO.
Shfaq më shumë