Së paku 29 viktima të sulmit vetëvrasës në një dasmë kurde në Gaziantep të Turqisë kanë qenë fëmijë nën 18 vjeç. Fillimisht është thënë se edhe vetë kamikazi, i cili ka vrarë 54 veta, ka qenë fëmijë. Për këtë sulm është fajësuar grupi militant Shteti Islamik, i cili, sikurse edhe organizata të tjera ekstremiste, i përdor shpesh fëmijët si armë.