Federata e Futbollit të Kosovës gjendet para përballjes me masa disiplinore, të cilat i ka nisur Federata Botërore e Futbollit (FIFA). Së bashku me Kosovën, para këtyre masave gjendet edhe Federata e Futbollit të Kroacisë, për shkak se grupet e tifozëve të të dyja vendeve, para takimit në Shkodër, më 6 tetor, kanë brohoritur parulla të drejtuar kundër serbëve.