Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Vdekja e tij u konfirmua të shtunën, një ditë pasi u pranua në një spital në Feniks, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.