Një parti opozitare ruse ka lëshuar një raport mjaft kritik ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, duke e akuzuar fort për grumbullimin e një “ushtrie private” prej 30 mijë vetëve, gjë që, sipas tyre, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën në Moskë, lideri i Partisë Rpublikane të Rusisë, Ilya Yashin, tha se qeveria e Kadyrovit është e “korruptuar, si dhe regjim i rrezikshëm, që përbën kërcënim për Rusinë dhe Çeçeninë.”
Konferenca u mbajt, pavarësisht një kërcënimi me bombë, që ishte bërë nga një burim anonim, e poashtu përpjekjeve të policisë për ta ndaluar këtë ngjarje.
Kadyrov, raportin prej 65 faqesh e quajti “asgjë të vlefshëm, vetëm kotësira”