Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
01:16 2.3.2022

BBC pezullon licencimin e përmbajtjes së tij në Rusi

Shtëpia mediatike britanike, BBC, njoftoi se do të ndalojë dhënien e licencave për përmbajtjen e saj në Rusi.

Kjo do të thotë se BBC nuk do t'u shesë asnjë program të ri transmetuesve rusë.

BBC po ashtu u ka dërguar një kërkesë zyrtare klientëve, që të ndalojnë transmetimin e disa episodeve të serialeve, për të cilat tashmë ka dhënë licencë.

Seritë që do të preken, përfshijnë versionin rus të spektakleve të kërcimit: "Strictly Come Dancing" dhe "Dancing with the Stars".

"Ne kemi vendosur t'i pezullojmë shitjet e reja për klientët rusë, sepse besojmë se nuk është e përshtatshme të bëjmë biznes me ta në këtë moment", tha BBC.

Selia e BBC-së në Londër
Selia e BBC-së në Londër

01:27 2.3.2022

Edhe SHBA-ja pritet t’i ndalojë fluturimet ruse

Qeveria e SHBA-së pritet t’i ndalojë fluturimet ruse nga hapësira ajrore amerikane, nisur nga 2 marsi.

Agjencia Reuters thotë se lajmi i është konfirmuar nga zyrtarë të Qeverisë amerikane dhe të industrisë së aviacionit.

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë ndaluar tashmë fluturimet ruse mbi hapësirat e tyre ajrore, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë, e cila nuk pranoi të komentojë të martën, ka zhvilluar bisedime të gjera me linjat ajrore amerikane për këtë çështje, raporton Reuters.

01:49 2.3.2022

Rusia bllokon dy media të pavarura

Dy media të pavarura ruse - TV Rain dhe radio Ekho Moskvy - u ndërprenë të martën në mbrëmje.

Kjo pason një ankesë nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm rus se dy mediat kanë transmetuar “thirrjet për aktivitete ekstremiste” dhe “informacione të rreme për ushtarakët rusë”.

TV Rain dhe Ekho Moskvy i mohuan akuzat.

Dy mediat mund të veprojnë në rrjetet sociale dhe në YouTube.

01:58 2.3.2022

Ukrainasit kthehen në atdhe për të luftuar

Përderisa qindra mijëra refugjatë po ikin nga Ukraina, pas sulmit rus ndaj vendit të tyre, disa burra dhe gra ukrainase po kthehen në vendin e tyre nga shtete të ndryshme evropiane, për të ndihmuar në mbrojtjen e atdheut.

Ukrainasit kthehen në atdhe për të luftuar
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:40 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG