Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:46 1.3.2022

Për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa shtete kanë vendosur kufizime në hapësirën ajrore për avionët rusë.

23:04 1.3.2022

Mbi 90 protestues të arrestuar në Shën Petersburg

Më shumë se 90 njerëz u arrestuan në qytetin perëndimor të Rusisë, Shën Petersburg, derisa protestonin kundër luftës në Ukrainë.

Protesta u zhvillua në qendrën tregtare “Gostiny Dvor” në qendër të qytetit.

“Policia ruse arrestoi protestuesit dhe së paku një gazetar”, raporton BBC.

Një ditë më parë, policia në Shën Petersburg arrestoi rreth 900 protestues kundër luftës.

Shën Petersburg
Shën Petersburg

23:19 1.3.2022

Apple ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, ndaloi shitjet e produkteve të tij në Rusi.

Kompania tha se ka kufizuar edhe sistemin e pagesave, Apple Pay.

Media të ndryshme raportojnë se konsumatorët në Rusi, që bëjnë përpjekje të blejnë një telefon apo orë nga Apple në ueb-faqen e kompanisë, përballen me një mesazh që thotë se “dorëzimi i mallrave është i pamundur”.

Ky veprim nga Apple vjen pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, bëri të ditur këtë javë se i ka dërguar një letër kreut të kompanisë Apple, Tim Cook, për t’i kërkuar bllokimin e produkteve në Rusi.

23:50 1.3.2022

BE përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

Bashkimi Evropian po përgatitet për miliona refugjatë nga lufta në Ukrainë, tha të martën komisionarja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Johansson tha se është vështirë të thuhet me saktësi se sa refugjatë do të kalojnë kufijtë e BE-së, pasi mbi 400,000 tashmë kanë kaluar.

Shumë prej tyre përballen me pritje të gjata në kalimet në Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani - shtete të BE-së që ndodhen në kufi me Ukrainën.

“Fatkeqësisht, ne duhet të përgatitemi për ardhjen e miliona njerëzve”, tha Johansson gjatë një vizite në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllavë.

“Në të njëjtën kohë, kemi nevoja të mëdha dhe urgjente humanitare në Ukrainë, ku shumë njerëz janë zhvendosur brendapërbrenda”, shtoi ajo.

Johansson tha se shpreson se Këshilli Evropian do ta aktivizojë direktivën e përkohshme të mbrojtjes - nga e enjtja - për t’iu dhënë mbrojtje atyre që ikin.

Kjo do të ishte hera e parë për një gjë të tillë në BE.

Refugjatë ukrainas në Poloni.
Refugjatë ukrainas në Poloni.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG