Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:18 1.3.2022

Zelensky: Të vetëm nuk mund t’ia dalim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur për mediat perëndimore nga një bunker sekret në Kiev më 1 mars. Ai tha se “Ukraina do të luftojë më fuqishëm se kushdo tjetër”, por shtoi se nuk do të mund ta menaxhojë vetë luftën kundër Rusisë.

Zelensky i tha CNN dhe Reuters se bisedimet për armëpushim mund të jenë serioze vetëm nëse fillimisht ndalen luftimet.

“Nëse e bëni këtë, nëse të dyja palët e bëjmë këtë, kjo nënkupton ata [Rusia] janë të gatshëm për paqe. Nëse nuk janë të gatshëm, i bie që vetëm po humb kohë”, tha ai.

Ukraina dhe Rusia janë takuar të hënën në Bjellorusi dhe palët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet.

Presidenti ukainas, Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukainas, Volodymyr Zelensky.

21:27 1.3.2022

Disa prej zhvillimeve kryesore në luftën në Ukrainë:

  • Pesë persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev dhe objekte pranë
  • Rusia ka paralajmëruar se do të godasë shënjestra në kryeqytetin ukrainas
  • Nga një sulm me raketa në Harkiv janë vrarë të paktën dhjetë persona
  • Presidenti ukrainas e ka quajtur sulmin në Harkiv krim lufte
  • Kina ka thënë se i “vjen keq” për konfliktin në Ukrainë, por nuk e ka dënuar agresionin rus
  • G7 tha se sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv
  • Jamie Shea tha për REL-in se lufta në Ukrainë është test për sigurinë kolektive
21:40 1.3.2022

Mbretëria e Bashkuar sanksionon Bjellorusinë për luftën në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuara ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës, njoftoi Qeveria të martën.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se sanksionet shënjestrojnë individë dhe organizata për shkak të rolit që shteti ka luajtur në pushtimin rus të Ukrainës.

“Regjimi i [liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr] Lukashenkas në mënyrë aktive ndihmon pushtimin ilegal të Rusisë dhe ai do të përjetojë pasoja ekonomike për mbështetjen e [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha Truss.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

22:16 1.3.2022

Suedia do të forcojë mbrojtjen pas pushtimit rus të Ukrainës

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të martën se Qeveria e saj dëshiron të forcojë aftësitë ushtarake të shtetit, pas pushtimit rus të Ukrainës, që sipas saj ka rritur “nivelin e përgjithshëm të kërcënimit”.

“Aftësitë mbrojtëse të Suedisë duhet të forcohen, duhet të investohet në riarmatim”, tha Andersson gjatë një fjalimi drejtuar kombit.

“Suedia duhet të ketë mbrojtje të fortë”, tha ajo, teksa njoftoi se do të nisin bisedimet për burime shtesë.

Ajo tha se Suedia nuk është nën kërcënim direkt ushtarak.

Ky shtet nuk është anëtar i NATO-s, por bashkëpunon ngushtë me aleancën.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG