Raportohet për pesë të vrarë nga sulmi ndaj kullës televizive
Agjencia për Emergjenca e Ukrainës tha se pesë persona janë vrarë pas sulmit ndaj një kulle televizive në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kjo agjenci tha se ka edhe të plagosur.
Ende është e paqartë nëse kulla televizive është goditur drejtpërdrejtë, pasi e njëjta nuk është rrëzuar, por shpërthimi bëri që disa transmetues të humbisnin sinjalin.
Zelensky: Duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt që të jetë e mundur
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar homologun e tij amerikan, Joe Biden, për mbështetjen që po i jep shtetit të tij, që po përballet me agresionin rus.
Zelensky tha se gjatë bisedës telefonike me Biden, dy liderët kanë diskutuar për sanksionet kundër Rusisë dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për ndihmën tuaj”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Pamje pas sulmit ndaj kullës televizive në Kiev
Të paktën pesë persona janë vrarë pas sulmit ndaj një kulle televizive në Kiev të Ukrainës.
Më poshtë mund të shikoni disa pamje të incizuara pas këtij sulmi, që Minsitria e Jashtme ukrainase e ka quajtur akt barbar.
Bombardimet në Harkiv