Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:39 1.3.2022

Johnson: Perëndimi është i gatshëm të sanksionojë Rusinë “sa të ketë nevojë”

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë në një vizitë të martën në Poloni se Perëndimi do të vazhdojë presionin me sanksione ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës.

“Vladimir Putin ka nënvlerësuar unitetin dhe vendosmërinë e Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Ne do të vazhdojmë presionin ekonomik… veçse është duke pasur efekt dramatik. Ne jemi të gatshëm ta rrisim presionin dhe ta vazhdojmë për aq kohë sa ka nevojë”.

12:09 1.3.2022

Lavrov: Rusia duhet ta ndalë Ukrainën nga grumbullimi i armëve bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Zvicër se është koha që armët bërthamore amerikane që gjenden në Evropë, të nisen në shtëpi.

Lavrov është pritur që do të marrë pjesë me prezencë fizike në Gjenevë, mirëpo ndalesat në udhëtime e kanë pamundësuar këtë gjë.

Në një fjalim të incizuar paraprakisht, ai ka thënë se Rusia është e gatshme të bisedojë për stabilitetin strategjik me Shtetet Bashkuara, mirëpo ka paralajmëruar se Perëndimi nuk duhet të dërgojë objekte ushtarake në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ai po ashtu ka ofruar një arsyetim të ri për pushtimin rus në Ukrainë – për të parandaluar Ukrainën nga grumbullimi i armëve bërthamore.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë larguar nga salla kur Lavrov ka mbajtur fjalimin.

Ministri rus pritet të flasë sërish – përmes video lidhjes – në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut.

12:45 1.3.2022

Ndër zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

  • Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është goditur me raketa të martën dhe autoritetet kanë raportuar për viktima dhe dëme të mëdha
  • Sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet se komandantët e zemëruar rusë mund t’iu kthehen taktikave edhe më shkatërruese
  • Perëndimi nuk duhet të ndërtojë hapësira ushtarake në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
  • Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara – me 193 anëtarë – ka nisur diskutimet për luftën në Ukrainë dhe votimi i një rezolute pritet të ndodhë më vonë gjatë javës
  • Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë rritur mbështetjen ushtarake dhe Britania ka kërkuar që të shtohet numri i armëve. Finlanda është pajtuar për të dërguar 2,500 pushkë sulmi dhe 1,500 anti-tanke. Kanadaja do të dërgojë po ashtu anti-tanke dhe municion, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
12:58 1.3.2022

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG