Ndërlidhjet

Turqi: Hakmarrje pas zjarrit të luftëtarëve kurdë në Siri


Forcat amerikane të shoqëruara nga grupi YPG në veri të Sirisë në prill të vitit të kaluar
Forcat amerikane të shoqëruara nga grupi YPG në veri të Sirisë në prill të vitit të kaluar

Ushtria e Turqisë thotë se është hakmarrë pas të shtënave nga armët e zjarrit brenda territorit të Turqisë, nga enklava e kontrolluar nga kurdët në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Ushtria tha sot në një deklaratë të shkurtër se është përgjigjur ndaj “zjarrit provokues” dyditor nga rajoni Afrin, i cili mendohet se është nën kontroll të Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG).

Ushtria e Turqisë nuk ka dhënë më tepër detaje.

Ankaraja konsideron se grupi YPG është organizatë terroriste.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, tha dje se vendi i tij e ka fillur operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG