Ndërlidhjet

Abbas: Palestinezët nuk pranojnë plan për paqe nga SHBA


Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë konferencës së sotme në Paris
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë konferencës së sotme në Paris

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se palestinezët “nuk do të pranojnë” ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka folur në Paris, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kundërshton vendimin e SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë vërtetuar se janë ndërmjetësues jokredibil në procesin e paqes dhe nuk do të pranojnë asnjë plan nga ky vend”, ka thënë Abbas, pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 6 dhjetor, se SHBA e njeh Jerusalemin, kryeqytet të Izraaelit dhe do të bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë vend.

Vendimi i Trumpit është pritur me protesta në vendet myslimane.

Macron ka thënë se Franca mbetet e mendimit se zgjidhja është ashtu që dy vendet të ekzistojnë pranë njëra-tjetrës si shtete.

Ai ka thënë se Franca do ta njohë shtetin e palestinezëve “në kohën e duhur” dhe jo nën presion.

“Amerikanët e kanë margjinalizuar veten dhe une po tentoj të mos veprojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Macron në një konferencë të përbashkët me Abbas.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG